Aksident në Pogradec, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të […]
Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta
Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë e tepërta të kripës, sheqerit, yndyrës dhe alkoolit, sepse të gjitha këto e ngarkojnë shtesë zemrën, rrisin tensionin e gjakut dhe mund të shtojnë rrezikun për incidente kardiovaskulare, sidomos te pacientët kronikë dhe personat e moshuar. Gjatë muajve […]
“Neni Basha i padrejtë”, Bardhi kundër largimit të Berishës me statut
Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin Skedari Politik, Bardhi pohon se “neni Basha” është i gabuar. Sipas tij askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për zgjedhur dhe e cilëson “nenin Basha”, si antidemokratik. “E kam thënë dhe nuk ka sekret. Ky ka […]
Ndërtoi dron nënujor për trafikun e kokainës, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe
Një tjetër shqiptar i cili dyshohet si udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të huaja. Mësohet se shqiptari Ylli Didani ka blerë një parcelë buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde të siguruara nga trafiku i drogës. Sipas provave të paraqitura nga prokuroria […]
Begaj takon komunitetin arbëresh në Kalabri: Jeni urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto. Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis […]
Dokumentar për ikonën e humorit Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve
Mbi 65 vite në skenë dhe filma të ndryshëm, me 1 mijë role dhe me një jetë të tërë të përkushtuar artit dhe humorit për spektatorin. Kështu mund të përkufizohet aktorja legjendë e gjallë e humorit shkodran dhe atij shqiptar, Zyliha Miloti. Për nder të karrierës, kontributit të saj skenik dhe jo vetëm, në një […]
Përplasja për emigrantët, deputeti britanik: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!
Lideri i partisë britanike “Reforma”, Nigel Farage, ka reaguar pas sfidës publike të bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama lidhur me numrin e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Pas deklaratës së Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, Rama e kundërshtoi shifrën dhe e sfidoi publikisht: […]
Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve
Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës. […]
Rrëzohet palma në bulevardin e Durrësit, rrezikohen kalimtarët
Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një palmë dekorative është rrëzuar në mes të rrugës, në bulevardin “Epidamn”. Si pasojë e rrëzimit, është bllokuar përkohësisht qarkullimi në zonë, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar […]
Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false
Qytetarja shqiptare F.V (identiteti publikohet vetëm me iniciale në respekt të të dhënave personale) fitoi në mënyrë spektakolare gjyqin me Raiffeisen Bank Albania pas një kalvari të gjatë në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Me vendim të formës së prerë dhe përfundimtar, gjykatat i kanë dhënë të drejtë qytetares, duke “dënuar” bankën Raiffeisen me […]