Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës
Në spitalet e vendit mungojnë medikamentet jetësore, teksa Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë për t’i kaluar tek Infrastruktura, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dhe qindra miliona euro shkojnë tek klientët e përhershëm të Qeverisë. Por, kjo po rrezikon jetën e qytetarëve, siç ka ndodhur dhe rasti i dy ditëve më parë në Përmet, ku […]
Policët në rresht dhe fadromat në punë, vijon aksioni i shembjeve në Theth
Ndërsa sezoni turistik në Theth është në kulmin e tij, qeveria vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni, tashmë në ditën e gjashtë, ka mobilizuar forca të shumta policore që janë vendosur në formacione sigurie përgjatë zonës, ndërsa fadromat vazhdojnë shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin. Ky aksion po zhvillohet […]
Zjarr masiv pranë shtyllave elektrike në Fier, ndërpritet energjia
Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur hamulloret (arë e korrur), por flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë […]
Kanosi me sëpatë në lokal dy persona, arrestohet 44-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta në lagjen 17 të këtij qytetit. Një 44-vjeçar, Ermal Dhampiraj, ka rënë në pranga pasi kanosi me sëpatë dy persona në një lokal, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi nuk njoftoi policinë për konfliktin. Njoftimi i Policisë Durrës Ndërhyrja e menjëhershme […]
PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës, sa kushtoi ai drejt Hagës?
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare. Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i […]
“Rafaelo” përjashtohet 6 muaj nga tenderat, resorti që mori 9 mln euro për policët italianë të Gjadrit
Kompania e ndërtimit “Rafaelo 2002” e Mark Gjinajt, e njohur edhe për pronësinë e një hoteli luksoz me të njëjtin emër në zonën e Shëngjinit, është përjashtuar për 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, pasi rezulton se ka paraqitur të dhëna të rreme në një procedurë prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Divjakë me fond […]
21 vatra zjarri në 24 orë/ 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur kryesisht në zona me shkurre, pyje dhe bimësi të dendur, duke djegur mbi 91 hektarë sipërfaqe dhe rreth 20 rrënjë ullinj. Aktualisht, vatra aktive raportohen në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan […]
Tabaku akuzon Ramën për kaosin në Theth: Paketa e Maleve, si “Kali i Trojës” për Veriun
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik. Sipas saj, situata e krijuar është pasojë direkte e të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”, që ajo e cilësoi si Kali i Trojës për veriun e Shqipërisë. “Paketa e Maleve nuk po […]
Rama kërkoi shkrirjen, Denaj i pezulloi dhe do fusë në provim inspektorët e AKU-së
Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planfifikuara dhe të pa miratuara. Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë. Lajmi […]
Emërohen tre drejtues të rinj në Policinë e Shtetit, mes tyre edhe një grua (Emrat)
Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa strukturave vendore, duke emëruar tre drejtues të rinj në komisariate të rëndësishme në jug të vendit. Ndër emërimet spikat fakti që një prej tyre është një grua, një zhvillim i rrallë në nivelet drejtuese të policisë. Komisare Edjona Dano është emëruar shefe e Komisariatit të […]