Thirrën dëshmitarët dhe u bënë presion, ja ç’tha Alban Dokushi në SPAK
Drejtori juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, merret në pyetje nga SPAK. Dëshmia e tij është bërë më 17 korrik 2025, pesë ditë para se SPAK (më 23 korrik) të marrë të pandehur me Erion Veliajn dhe 29 të tjerë në lidhje me skemën e dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash përmes lejeve të […]
Dheu bllokon rrugën Gramsh-Korçë, në fshatin Bratilë
Segmenti Gramsh–Korçë është bërë përkohësisht e pakalueshme për automjetet për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe inerteve. Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, Ndër zonat më të goditura nga kjo situatë është fshati Bratilë, ku një rrëshqitje masive […]
Zjarr në Velipojë, tymi pushton rrugën kryesore
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Velipojës, Shkodër. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke, rrëzë një kodre, teksa ndodhet pranë rrugës kryesore. Për shkak të erës së fortë, zjarri rrezikon të përhapet në një zonë më të gjerë.
Fundoset gomonia, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Shërbimet e Njësisë Policore Detare i kanë ardhur në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta. Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të […]
Arrestohet nga policia e Shkodrës 28-vjeçari që kreu plagosjen me thikë
Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një 28-vjeçar ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, pranë ish-Degës në Shkodër, ndërsa është bërë e mundur edhe kapja dhe shoqërimi në Komisariat i autorit të dyshuar, Bledar Bylybashi 28 vjeç, i cili tashmë […]
Mashtronin gjermanët me call center duke u hequr si policë, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë
Qindra klientë gjermanë kanë ranë pre e mashtrimit të call center-ave në Tiranë. SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka zbuluar rrjetin që vepronte në Shqipëri. Me vendim të GJKKO-së, u lëshuan 8 masa sigurie, 5 prej tyre arrest me burg dhe 3 prej tyre arrest shtëpie. 6 prej masave të sigurisë janë ekzekutuar, ndërsa […]
Kompania lobuese e PD kërkon heqjen e “Non Gratës” për Sali Berishën – Dokumenti
Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike, “Continental Strategy”, i ka kërkuar zyrtarisht Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e statusit “non grata” për ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha. Në një dokument të datës 22 korrik, kompania lobuese argumenton se vendimi për të përfshirë Berishën nën Sekcionin 7031(c) ka qenë politik dhe pa prova të mjaftueshme. […]
Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj, Altin Dumani mban heshtje varri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, ka dhënë detaje se, paratë e vjedhura në aferën e shekullit të djegësit të Tiranës, po investohen në kulla nga dyshja Rama-Veliaj, edhe pse ky i fundit në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës ndodhet pas hekurave që prej shkurtit të këtij viti. Lideri demokrat tha […]
Apeli i Posaçëm rrëzon ankesën e Arbër Veliajt, kontrollet e SPAK ligjore
Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi i Apelit konfirmon ligjshmërinë e kontrolleve të kryera nga SPAK në dhjetor 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij. Ky vendim vjen pas një procesi ligjor me disa faza. Më herët, […]
Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit, Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij është një ‘narko-diktaturë’ e lidhur ngushtë me botën e krimit, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë komunikimit me gazetarët, kryedemokrati Berisha u ndal veçanërisht në atë që e cilësoi si kapje e strukturave […]