Situatë dramatike në Gramsh nga zjarret! Evakuohen fshatra, ekipet e emergjencës bllokohen nga flakët
Situata e zjarreve në zonën e Gramshit ka arritur kulmin e alarmit, duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të lëshojë një thirrje urgjente për evakuim të menjëhershëm të banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë. Flakët, të përhapura nga dy fronte të rrezikshme, kanë bllokuar edhe ekipet e emergjencës që kishin shkuar për të ndihmuar në […]
Gramsh/ Gruaja me dy fëmijë mbetet e bllokuar në fermë nga zjarri, emergjencat në vështirësi
Në fshatin Bulçar në Gramsh një banore së bashku me dy fëmijët e saj kanë mbetur të izoluar në një fermë dhe nuk dinë ku të shkojnë për shkak të përhapjes së zjarrit. Ekipet e emergjencës, të cilat u nisën për evakuimin e banorëve, u bllokuan nga flakët dhe po përpiqen të largohen nga zonat […]
Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të mitur 17-vjeçarë pasi janë kapur në flagrancë duke dalë nga një degë poste në Vorë, ku kishin marrë një pako të ardhur nga SHBA me 1 kg e 118 gramë kanabis sativa me përqindje të lartë THC. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit policor të […]
Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë […]
Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë
Një qytetare ka denoncuar një rast mashtrimi në Latitude, Tirana, ku një produkti që kishte blerë kishte çmim tjetër në paketim dhe një çmim më të lartë në faturë. Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se një pako me karamele që bleu për fëmijët ishte me dy çmime të ndryshme. Në paketim, ky produkt ishte […]
Goditja e “kartelit shqiptar të drogës”, Europol jep detaje për grupin e Franc Çopajt dhe Ervis Çelës: Trafikuan tonelata me kokainë
Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit e njohur ndryshe si Europol, ka dhënë detaje mbi goditjen ndaj “kartelit të parë shqiptar të narkotrafikut”. Sipas Europolit, një seri bastisjesh të kryera nga 7 deri më 8 gusht 2025 në Shqipëri çuan në arrestimin e 10 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti të […]
Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi […]
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë
Një tjetër leje e dyshimtë është miratuar nga qeveria disa javë më parë, në mbledhjen e radhës së Këshillit Kombëtar të Territorit. Bëhet fjalë për ngritjen e një kulle plot 39 të lartë dhe 4 kateve nëntokë (në total 43 kate) në një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, e cila javë pas jave […]
Belinda do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre
Një muaj e gjysmë pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin 1 miliardë eurot të autostradës Milot-Balldre. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit, kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre. Tenderi i mëparshëm u anulua në mënyrë të […]
Situatë kritike nga zjarret në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesa në fshatin Xath
Situata paraqitet kritike në Fushë-Arrëz për shkak të zjarreve. Flakët e përhapura me shpejtësi gjatë natës, kanë kaluar nga fshati Xath në fshatin Flet dhe zonën e quajtur “Kunorë Dardhe”. Raportohet se zjarri rrezikon disa banesa në fshatin Xath, ndërsa janë evakuuar edhe disa banorë. Zjarri që është përhapur në terren malor, ka djegur pisha e […]