Dyshime se Ragip Gila ishte vrasës me pagesë, lidhja me Lulëzim Kullën
Nga shtrati i Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar shëndetësore pas plagosjes së rëndë, objektivi i masakrës së të hënës në Shkodër ka folur për hetuesit. Në një dëshmi të shkurtër, ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, i cili pretendonte se kishte një konflikt personal me Erogen Vaso Brajoviç. Sipas autorit disa […]
Tenderi/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit
Në një kohë kur situata energjitike në Shqipëri vijon të jetë shumë problematike, e konfirmuar kjo edhe nga shkëputjet e shpeshta të dritave këtë verë, sidomos në zonat turistike, institucionet që menaxhojnë fondet më të mëdha publike për këtë sektor jetik, vijojnë të shpenzojnë miliarda lekë, që nuk u duket aspak efikasiteti. Në fillim të […]
Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së targave. Fitues i procedurës së majme u shpall firma I.D.K, në pronësi të z. Barjam Dalipaj. Kjo firmë ka pësuar rritje në fitimet e lejeve dhe tenderëve në vitet e fundit, teksa ka pasur edhe […]
Aksidenti në Krumë të Kukësit, shkon në dy numri i viktimave
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Krumë të Kukësit, ku u përplasën dy automjete, drejtuesi i njërës prej të cilave humbi jetën. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeri me inicialet Z.N, i cili nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ndërkohë i […]
625 mijë euro për rindërtimin e shkollës Pojan në Pezë. Mbyllet pas 3 vitesh
Tre vjet më parë qeveria investoi për rindërtimin e shkollës 9- vjeçare “Rufan Hakrama” në Pojan të Pezës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019. Rindërtimi i kësaj shkolle i kushtoi buxhetit të shtetit 625 mijë euro. Në shtator të vitit 2022 kjo shkollë u inagurua dhe hapi dyer për nxënësit e disa […]
Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën
Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshihen figura të larta të politikës shqiptare dhe emra të njohur nga skenat amerikane dhe kineze. Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore në SHBA dhe burimeve zyrtare, Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles […]
Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%
Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe […]
Kumbaro gajas ambasadorët: Mos qeshni! Gjirokastritët kanë nisur të mësojnë spanjisht
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Ambasadorëve të Shqipërisë, theksoi se turistët e shumtë të cilët i cilësoi si “ambasadorë bio”, kanë ndikuar në zgjerimin e tregut turistik shqiptar. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ministrja bëri të ditur se muaji gusht u mbyll me një rritje […]
Akuzohet për përdhunimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari: Isha i droguar, nuk mbaj mend
Leonardo Preza, 26-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e përdhunimit të një shtetase italiane në Durrës, thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë. “Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, mësohet të ketë thënë 26-vjeçari. Megjithatë, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë […]
U ekstradua nga Republika Domenikane/ GJKKO lë në burg Vilson Pepën, pjesë e bandës së Çopjave
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit në burg për Vilson Pepën, 41-vjeçarin i cili u ekstradua nga Republika Domenikane dy ditë më parë. Gjatë seancës, Pepa deklaroi se dëshironte të kthehej vetë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, por gjykata vendosi që ai të qëndrojë i arrestuar, duke […]