Berisha: Parlamenti u kthye në kartel droge, grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që ka porositur vrasje
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha nuk kurseu akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë Rama, duke e cilësuar Kuvendin si “narko-parlament” të kontrolluar nga grupet kriminale dhe kartelët e drogës. Ai theksoi se hyrja e opozitës në sallë nuk është një vendim i lavdishëm, por një domosdoshmëri për të […]
Dorëheqja e Ermal Dredhës, Rama: U zbut më shumë seç duhet
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste, foli për situatën në Bashkinë e Vlorës pas lajmit të dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha. “Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit. Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, pa atdhe, me mandatin e drejtorit. Dhe të tërë hipur mbi shpatullat e […]
Asambleja e PS/ Rama prezanton Qeverinë e re, Balluku konfirmohet zv.kryeministre (EMRAT)
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në Asamblenë e PS-së, po prezanton emrat e Qeverisë së re. Emri i parë që rikonfirmohet është ai i Belinda Ballukut, e cila do të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministre si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Si kryetar Kuvendi, ai propozoi që vendin e Elisa Spiropalit ta marrë […]
Rama shkarkon Ervin Hoxhën, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme do të vijë Albana Koçiu
Kryeministri Edi Rama, ka shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxhën dhe ka lajmëruar se do të drejtohet për herë të parë nga një grua, nga Albana Koçiu. Ai theksoi se ministrja e Brendshme duhet të ngrihet në lartësi të re dhe theksoi se ministri i brendshëm nuk duhet të jetë vetëm ministër […]
“Nuk i pushon goja”, Elisa Spiropali lë Kuvendin dhe merr drejtimin e Ministrisë së Jashtme
Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin në krye të Ministrisë së Jashtme. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shprehu kritika për këtë dikaster dhe tha se Spiropali ka aftësitë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE. “Ministria e jashtme jeton në një zonë orare tjetër, e ndryshme nga ora e Shqipërisë […]
Rama sulmon sërish: Prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër, me mungesë ulëritëse integriteti
Kryeministri Rama, në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal edhe te drejtësia, për të cilën tha se është prova më e egër e zjarrit për socialistët në shërbim të gjeneratës tjetër. Më tej, Rama deklaroi se PS i ka hapur një shteg të ri drejtësisë dhe mbështet pa kushte […]
Rama propozon ndryshime në Kushtetutë: Zvogëlim i numrit të deputetëve dhe ndarje e re administrative
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka propozuar një paketë ndryshimesh në Kushtetutë, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të deputetëve, një ndarje të re administrative dhe një reformë zgjedhore. Këto ndryshime, sipas Ramës, janë të nevojshme për të harmonizuar institucionet e vendit me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pikat kryesore të propozimit […]
Niko Peleshi zëvendëson Spiropalin si kryetar parlamenti
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Asamblenë e Partisë Socialiste ndryshime të rëndësishme në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ai propozoi që Niko Peleshi të zëvendësojë Elisa Spiropalin në postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë, Klodiana Spahiu është zgjedhur nënkryetare. Posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së do të drejtohet nga Taulant Balla.
Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione
Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita. Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo […]
Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha në Asamblenë e PS: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, dha një prononcim për mediat pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. “Dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlorë, kam lindur aty. Dashuria është e pashtershme, nuk ka për të mbaruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj dhe të […]