Gjigandët amerikanë të teknologjisë do të investojnë në Britani. Trump dhe Stramer nënshkruajnë marrëveshjen
Gjatë vizitës së tij në Britani, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Starmer kanë nënshkruar një marrëveshje të re partneriteti teknologjik midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. Një numër kompanish të mëdha amerikane të teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë investime në Mbretërinë e Bashkuar. Microsoft është investitori më i madh i vetëm, duke […]
Abuzuan me 16-vjeçaren në Këlcyrë, prokuroria nxjerr katër urdhra ndalimi, mes tyre dhe njerku polic dhe një koleg i tij
Prokuroria e Gjirokastrës, Policia dhe AMP kanë zbardhur rastin e rëndë të abuzimit të një 16-vjeçareje në Këlcyrë të Përmetit, ku rezultojnë të jenë të përfshirë edhe dy policë. Kështu, Prokuroria ka lëshuar 4 urdhra-arresti në total, prej të cilëve janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt në kërkim. Policët e përfshirë janë P.B. […]
Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak
Dyshohet se pastroi dhomën ku i biri vrau 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, duke hequr gjakun me lecka dhe detergjent. Kjo është ajo që del nga hetimi për vrasjen e së resë, më 26 mars në Romë. Nëna e Mark Samson dyshohet se ndihmoi me gjakftohtësi të hiqte gjurmët e krimit nga dyshemeja e dhomës së […]
ILD kërkon masë disiplinore për prokuroren e Korçës, Anjeza Kalanxhi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) u njoh të enjten më 19 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe prokurores së Korçës, Anjeza Kalanxhi, lidhur me një kërkesë për procedimin disiplinor të saj. Përfaqësuesja e ILD-së, prokurorja Lindita Ziguri, deklaroi para këshillit se hetimi disiplinor ndaj Kalanxhit ka […]
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka […]
Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash/Prokuroria kërkon burg për jetë për djalin, 30 vite për vajzën
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite […]
Këshilltarët e PS e shkarkuan/ Caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i Veliaj në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 2 tetor, ora 13:35, për të shqyrtuar kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Dokumentacioni për rekursin është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 10 shtator dhe do të shqyrtohet brenda afateve ligjor. Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme […]
“Nuk na e mbyllni dot gojën”, PD kërkon shkarkimin e Peleshit dhe përsëritje të seancës
Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të cilin nuk pati debat. Pas mbledhjes, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi foli për mediat duke thënë se, “kërkojnë përsëritje të seancës së sotme; Begaj të mos thërrasë për betim ministrat, ndërsa do kërkojnë […]
“Mos na fshihni historinë”/ Banorët e Durrësit protestojnë kundër shpronësimeve për parkun arkeologjik
Banorë të qendrës historike të qytetit të Durrësit protestuan, paraditen e së ejtës, kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre, për t’i hapur rrugë projektit të zhvillimit të parkut arkeologjik. Sipas banorëve, të ndërtuara prej dekadash, shtëpitë e tyre janë pjesë e historisë së qytetit dhe bashkëjetesës së banorëve me objektet e […]
Akuzohet për vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Beqaj: Nuk më është komunikuar akuza
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, ku para togave të zeza ka dalë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo është seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje ku ish-ministri Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër […]