Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti
Në Kuvendin e Kosovës të dielën e 26 tetorit në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, sipas Radio Evropa e Lirë. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë […]
Arrestohet në Angli 34-vjeçari shqiptar, shpërndante kokainë për 800 klientë në ditë. EMRI
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi akuzohet se drejtonte një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit. I arrestuari është Meltjan Isufi, me origjinë shqiptare, i cili, sipas hetimeve, shiste doza kokaine për rreth 800 klientë në ditë. Sipas mediave britanike, Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas […]
Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 apartamente të pabanuara
Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë […]
Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?
Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti i hetimit të kësaj […]
Zgjedhjet e pjesshme lokale, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit
Partitë politike ose komitetet nismëtare kanë sot afatin e fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nënvizoi se “dokumentet e kandidimit duhet të dorëzohen në KQZ […]
Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale
Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale. Sipas projektvendimit Komisioni i Posaçëm për Reformën Territotiale do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore. b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e […]
SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink, përdoreshin nga grupet kriminale
SpaceX ka çaktivizuar mbi 2,500 pajisje Starlink që përdoren nga grupet e mashtrimeve kibernetike që operojnë në Myanmar, tha të mërkurën kompania e udhëhequr nga Elon Musk. Pavarësisht goditjeve të publikuara nga autoritetet rajonale ndaj qendrave të mashtrimit kibernetik përgjatë kufirit të Myanmarit me Tajlandën këtë vit, rrjetet e mashtrimit kanë vazhduar të përhapen. SpaceX […]
Në beteja mund të ketë edhe humbje, reagon Ali Ahmeti: Do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalën e parë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, deklaroi se subjekti që ai drejton do të jetë i hapur për bashkëpunim në balotazh me të gjitha partitë, qofshin ato shqiptare apo jo. Ahmeti kritikoi koalicionin VLEN, të cilin e quajti “Shoqatë e Gazimestanit”, duke theksuar se nga […]
Nga ARRSH te OSHEE/ Fijet e hetimit që çuan SPAK-un te Balluku
SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë. Nga […]
Gjon Shkambi do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, kërkon heqjen e masës së sigurisë
Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, pritet të rikthehet Gjon Shkambi, por këtë herë si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë e vendosur nga shkalla e parë. Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Sipas të dhënave, seanca do të nisë […]