-
Protesta, iu vihet flaka bizneseve te Kullat Binjake
Protestuesit kanë dëmtuar disa biznese në zonën e Kullave Binjake në Tiranë, ku janë thyer xhama dhe janë shkaktuar dëme në ambientet e tyre. Në zonë ka ndërhyrë policia, e cila po përdor gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, një autobot dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ku po ndërhyjnë për të […]
5,676
-
Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës
Nga Mirela Kumbaro Po ndjekim me shumë shqetësim atë që ka ndodhur këto dy ditë rreth e brenda godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera. Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës, zëvendësojnë argumentin […]
8,957
-
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë policie. Të gjithë të lënduarit janë koshientë dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet me dije se 4 protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar […]
18,583
-
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Protesta tashmë ka degjeneruar në akte dhune dhe vandalizëm ndaj bizneseve. Disa banka të nivelit të dytë janë sulmuar, ndërkohë që një biznesi në katin e parë të godinave që njihen si kullat binjake, i është vendosur flaka. Protestuesit janë përleshur me forcat e policisë duke hedhur objekte të forta drejt tyre, ndërkohë që policia […]
4,048
-
Përleshje të dhunshme tek kryeministria mes studentëve dhe policisë
Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë kulmuar këtë të mërkurë përballë kryeministrisë kur qindra të rinj janë përplasur me forcat e policisë. Të rinjtë kanë djegur pemët pranë kryeministrisë, kanë goditur me gurë sende të forta drejt godinës dhe policëve ndërsa vazhdojnë të qëndrojnë përballë forcave speciale.
-
Protestuesit hapin derën e Kryesisë së Kuvendit dhe ndezin zjarr te hyrja e godinës
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Protesta është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët vijojnë qëndresën, duke qëndruar të organizuar dhe të bashkuar në rrugët e […]
-
Reagon zv.kryeministrja: Shqipëria nuk ka nevojë për kaos e as të digjet për të ndryshuar
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga protestat dhe aktet e dhunës në Tiranë. Koçiu ka dënuar dhunën dhe shkatërrimin e pronës, duke rikujtuar pasojat që ka sjellë kaosi në të kaluarën. Ajo ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e institucioneve dhe sigurisë […]
-
Protestuesit futen në Ministrinë e Ekonomisë, nxjerrin orenditë dhe i djegin
Protesta është zhvendosur tashmë te Ministria e Ekonomisë. Protestuesit kanë arritur të thyejnë derën dhe të futen në ambientet e brendshme, teksa kanë nxjerrë orenditë dhe u kanë vënë flakën. Ndërkohë jashtë saj, i është vënë flaka koshave të mbeturinave dhe tabelave reklamuese.
3,535
-
Reagon Presidenti Begaj: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, zyra ime e hapur për dialog
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta. Thirrja e tij kryesore mbetet për vetëpërmbajtje e […]
17,078
-
Protestuesit u vënë flakën pemëve pranë Kryeministrisë
Protetsuesit u kanë vënë zjarrin pemëve pranë Kryeministrisë. Policia u ka hedhur gaz lotsjellës prrotestuesve për t’i shpërndarë. Situata duket mjaft kritike. Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se makinat e ushtrisë janë parë në terren.