Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

Në datën 10 nëntor 2026, në 90-vjetorin e lindjes së skulptorit të Popullit, Muntaz Dhrami, mes kujtimeve për artin, Gjirokastrën dhe vitet e rinisë, ai më rrëfeu edhe një histori të veçantë, që kishte mbetur e ruajtur në kujtesën e tij për dekada të tëra. Një histori dashurie të heshtur, ku protagoniste ishte një vajzë e bukur gjirokastrite, ndërsa dy djemtë që e admironin, simpatizonin ishin vetë Muntaz Dhrami dhe Ismail Kadare. Dhrami e cilësoi vajzën Lulja në gur. Një histori rinie, një dashuri e pathënë, një ftesë për ëmbëlsirë që nuk u pranua dhe një bisedë mes dy djemve që më vonë do të bëheshin emra të mëdhenj të kulturës shqiptare. Ishte Gjirokastra e viteve të rinisë, qyteti i gurit, i shtëpive të larta,...