Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

Ministria e Jashtme austriake njoftoi të premten dëbimin e katër diplomatëve rusë, sipas mediave vendase. Tre nga diplomatët e dëbuar ishin të akredituar në Ambasadën Ruse në Vjenë, ndërsa tjetri ishte pjesë e delegacionit të Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ministria shpjegoi se diplomatët ishin përfshirë në aktivitete të konsideruara të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik. Kështu, ata u shpallën “persona non grata” dhe u detyruan të largoheshin nga vendi, shtoi ajo. Ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e dëbimeve, ministria tha se masat u bazuan në gjetjet e autoriteteve të sigurisë. Duke komentuar mbi këtë veprim, zëvendësministri i Jashtëm rus, Dmitry Lyubinsky, tha se Moska do t’i përgjigjet “në mënyrë të pashmangshme” dëbimit të diplomatëve. The...