Aurela Gaçe në krah të studentëve, këngëtarja shfaqet në protestë bashkë me Blendi Salajn

Aurela Gaçe në krah të studentëve, këngëtarja shfaqet në protestë bashkë me Blendi Salajn

  Aurela Gaçe dhe Blendi Salaj TIRANË- Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj i janë bashkuar qytetarëve dhe studentëve që po protestojnë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në Tiranë. Dy figurat publike janë filmuar mes turmës së protestuesve, përgjatë një prej akseve kryesore të kryeqytetit. Prania e tyre vjen në kuadër të tubimeve të ditëve të fundit ku studentë janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre. Ndërsa protesta vijon, pjesëmarrja e emrave të njohur të artit dhe medias i shtohet reagimit qytetar në bulevard, ku është raportuar edhe prani e shtuar e forcave të policisë./ZËRI