Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit

Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit

Kandidati i opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u paraqit sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e tij ka të bëjë me kallëzimin që përfaqësuesi i PD-ADSHM depozitoi në SPAK ditë më parë, ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit për rinumërim, pasi pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë për kandidatët, duke favorizuar ish-prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja. Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili mori vendimin për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të...