Auditorët bosh! Studentët e Universiteteve në Tiranë bojkotojnë mësimin, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
pamje nga ngjarja TIRANË-Studentët e Univeristetit të Mjekësisë, Ekonomikut, Drejtësisë, dhe Politeknikut kanë lënë auditoret për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë. Studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Deri në këto momente bëhet me dije se studentët kanë bllokuar disa nga akset rrugore që lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet.
Burimi:
zeri.ai