Atletico Madrid dominon Barcelonën, por Fermin Lopez rikthen barazpeshën në fund (video)

Atletico Madrid dominon Barcelonën, por Fermin Lopez rikthen barazpeshën në fund (video)

8 Nëntor 2026 21:50 Telesport Pjesa e parë e supersfidës së javës së 12-të në La Liga, mes Atletico Madridit dhe Barcelonës është mbyllur 1-0 në barazim 1-1. Atletico e nisi vrullshëm. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën d 5-të, ku Julian Alvarez i vetëm përballë Joan Garcia nuk arriti të shënonte. Një minutë më pas, Marc Pubill godet me kokë traversën pas krosimit që mori nga goditja e këndit. Në minutën e 7-të, ishte radha e Barcelonës për të rrezikuar, por goditja e Pedri-t përplaset në traversë. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes Pablo Barrios dhe Julian Alvarez, ky i fundit asiston për Giuliuano Simeone, i cili dërgon topin në rrjetë....