Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50. Sipas të dhënave të deritanishme, dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra dyshohet se kanë ardhur nga drejtimi i rrugës “Lefter Talo” dhe janë afruar pranë lokalit ku ndodhej Myrtaj. Në momentin kur 44-vjeçari ka pikasur rrezikun, ka tentuar të largohet me vrap drejt kryqëzimit dhe rrugës “Vangjel Pandi”. Autorët dyshohet se kanë qëlluar mbi 15 herë, duke e ndjekur viktimën derisa ai është rrëzuar në rrugë. Dshmitarët kanë rrefyer se të dy personat kanë përdorur armët pistoleta që mbanin me vete. Intensiteti i të shtënave dëshmohet edhe nga dëmtimet në lokalin ku Myrtaj kishte pirë kafe. Xhamat e derës janë goditur nga predhat, ndërsa gëzhoja janë gjetur në zonën përreth. Atentati ndodhi në një orar kur në...