Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

Atentati në Sarandë/ Ina Zhupa: Hakmarrje dhe vrasje në mes të qytetit, asnjë masë për sigurinë publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vrasjes në Sarandë, duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e ngjarjeve kriminale në qytet. Zhupa thekson se prej korrikut 2025 ka nisur një seri hakmarrjesh mes dy grupeve rivale dhe janë shënuar një sërë ngjarjesh të rënda, përfshirë plagosje, shpërthime me tritol dhe përdorim armësh në mes të qytetit. Ajo i drejtohet Policisë së Shtetit me pyetjen se çfarë po bën për ta ndalur këtë zinxhir dhe paralajmëron se qytetarët nuk mund të presin ngjarjen e pestë apo një viktimë të pafajshme. “Detyra e policisë është ta parandalojë krimin, jo të mbërrijë pasi krimi ka ndodhur”, shprehet Zhupa, e cila kërkon reformimin e zinxhirit drejtues të policisë së Sarandës. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Saranda në...