Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…
Një banore e Sarandës ka rrëfyer momentet e frikshme pas atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Ajo tregon për Vizion Plus se ndodhej brenda banesës kur dëgjoi të shtënat dhe menjëherë doli jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. “Ishim brenda, kur dëgjuam të shtënat dolëm. Dëgjuam pothuajse 6 të shtëna. Viktimën e njihnim…”, tha banorja. “Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim...
Burimi:
javanews.al