Atentati në Gjirokastër/ Mjeti i Beqir Devollit ishte me dyer të hapura, autori i maskuar montoi eksplozivin…shpërtheu një ditë më pas
Beqir Devolli GJIROKASTËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në Gjirokastër, ku nga shpërthimi me tritol i një automjeti tip "Benzi", mbeti i vrarë Beqir Devolli, ndërsa u plagos 26-vjeçari Erigels Mela. Një kamera sigurie ka fiksuar momentin kur një person i maskuar që lëvizte me motor vuri minën e telekomanduar në makinën e Beqir Devollit. Viktima, e kishte lënë automjetin te lokali i një të njohuri të tij dhe ishte me dyer të hapura. Sipas raportimeve, personi i maskuar e montoi eksplozivin në sediljen e shoferit dhe më pas largohet qetësisht. Një ditë më vonë, automjeti shpërtheu pasi u aktivizua në distancë lënda plasëse, ku dyshohet se viktima i njohur si “Çilo Hunderri” është ndjekur të paktën 3 km. Para se të ndodhte...
Burimi:
zeri.ai