Atentati në Gjirokastër, humb jetën shoferi i ‘Benz’-it që sapo ishte kthyer nga Tirana! Kush ishte Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hundëderri’?

Atentati në Gjirokastër, humb jetën shoferi i ‘Benz’-it që sapo ishte kthyer nga Tirana! Kush ishte Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hundëderri’?

vendngjarje-Beqir Devolli GJIROKASTËR- Ka ndërruar jetë Beqir Devolli, shoferi i automjetit tip Benz në Gjirokastër, që shpërtheu në flakë gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas njoftimit të policisë, 45-vjeçar ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës. Ndërkohë që Erigels Mela personi tjetër që ndodhej në mjet është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, Devolli po kthehej nga Tirana dhe ishte drejtuar për në banesën e tij në lagjen “Palorto”. Gjatë rrugës, rreth 700 metra larg vendit ku ndodhi shpërthimi, në automjet ka hipur edhe Erigels Mela. Emri i këtij të fundit është përmendur edhe në një ngjarje të ndodhur një vit më parë, kur makina e tij tip “Range Rover” u përfshi nga flakët në zonën e Dunavatit. Ndërkohë, mësohet se viktima ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse...