Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Detaje të reja kanë dalë në pah nga atentati i ndodhur në orët e para të kësaj të hëne në Patisia të Greqisë, ku një 55-vjeçar shqiptar u qëllua me plumba sapo doli nga shtëpia e tij. Rportohet se ka qenë vajza e shqiptarit ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për atentatin e babait të saj. Sakaq thuhet se autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që të ketë pasur një përpjekje për të vjedhur motoçikletën e viktimës. Bëhet me dije se autoritetet vendase po shqyrtojnë nëse motoçikleta, e cila u sekuestrua nga Policia Rrugore për t’u transportuar në laboratorët e ELAS për ekzaminim, ishte në pronësi të shqiptarit. Hetimet për atentatin ndaj shqiptarit po vijojë intensivisht për të zbuluar autorët.
Burimi:
argjiroja.net