Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri paraqitet në GJKKO
👁6152
Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku (i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë). Valteri, në kohën kur ndodhi atentati, bëri disa deklarata publike, si dhe publikoi pamje që, sipas tij, nxirrnin në pah detaje të rëndësishme për hetimin e atentatit.