Atentati me tritol në Gjirokastër, viktima dyshohet se u ndoq për rreth 3 kilometra
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati me eksploziv në Gjirokastër, ku Beqir Devolli, i njohur me nofkën “Çilo”, humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa Erigers Mela mbeti i plagosur. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se lënda plasëse është aktivizuar në distancë, me telekomandë. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dyshimet se autorët mund ta kenë ndjekur viktimën që nga zona e Viroit, për rreth 3 kilometra, deri në vendin ku ndodhi shpërthimi. Raportohet se Devolli kishte konsumuar kafe me një mikun e tij përpara se të hipte në automjetin tip “Mercedes-Benz”, i cili shpërtheu në lëvizje pranë ambienteve të Policisë së Gjirokastrës. Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe pasagjeri dyshohet se kishin marrë telefonata kërcënuese. Mela, ndërkohë, kishte mbetur i përfshirë në një ngjarje...
Burimi:
ntv.al