Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Atentati mafioz në Lezhë, zbardhen detaje nga vrasja e babait të Roan Brahimit, autorët ‘pritë’ pranë biznesit të tij
👁11312
Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit. Ngjarja ka ndodhur pranë biznesit të tyre, në Pllanë, i ndodhur pranë urës së vjetër të Milotit, raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda. Në këtë biznes ka kamera sigurie, që policia pritet t’i sekuestrojë për të hetuar mbi ngjarjen dhe mundësinë e identifikimit të autorëve. Top Channel