Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Atentati i gabuar në Lundër, niset për kurim jashtë vendit 17-vjeçari
👁12232
Adoleshenti që mbeti i plagosur në Lundër, është nisur jashtë vendit, kjo për të vijuar terapinë mjekësore. Atentati me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur. Të katër personat u dërguan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 11-vjeçari dhe 17-vjeçari janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.