Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Atentati i dështuar në Fier/ Shënjestrat, të afërm të një personi të njohur për drejtësinë
👁2529
Një atentat dështoi sot në qytetin e Fierit, ku shënjestra ishin anëtarë të fisit Mernica. Dy persona, babë e bir, të dy me iniciale A.Ç., dyshohet të jenë autorët që kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të një motori dhe nënës së tij, S.M. S.M., mësohet se është e afërme e 23-vjeçarit A.M., i cili ka ekzekutuar me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, N.C., në maj 2024. A.M. ka qenë gjithashtu pjesë e Strukturës së Armatosur të Partisë Demokratike për Mbrojtjen e Votës në vitin 2021.