Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave
Atentat në Sarandë/ Viktima Artan Myrtaj, i përfshirë në plagosjen e dy personave Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku për pasojë humbi jetën 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, teksa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj i cili raportohet se është transportuar për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit, ndërsa autorët dyshohet se kanë ndjekur viktimën dhe kanë qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, çka e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre. Pas të shtënave, autorët...
Burimi:
sot.com.al