“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

Ndërkohë që në protestë ka përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së, Flamur Noka ka reaguar për mediat. Pas tensioneve, ai u shpreh se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit. “Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristat do e marrin përgjigjen një për një”, tha Noka. Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit kanë vijuar për shumë minuta, duke nisur nga ora 14:00. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së. Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”...