“Ata që bëjnë lojën ‘macja me miun’ do ndëshkohen fort”/ Rama tjetër paralajmërim për hapsirat publike

“Ata që bëjnë lojën ‘macja me miun’ do ndëshkohen fort”/ Rama tjetër paralajmërim për hapsirat publike

Kryeministri Edi Rama ka dhënë më shumë detaje lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj atyre që sfidojnë rregullat e reja dhe që sipas tij luajnë “lojën macja me miun” me autoritetet. Në një deklaratë të bërë gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook, Rama tha se procesi do të vijojë “hap pas hapi” dhe me durim, por edhe me vendosmëri të plotë ndaj atyre që abuzojnë. “Duhet durim sepse janë shumë raste dhe disa nuk marrin vesh. I thua shtyhu, ata shtyhen më përpara. Kjo do adresohet një nga një,” theksoi Kryeministri....