Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
At Zef Pllumi: O shqiptarë, hapni sytë: ku po shkoni?
At Zef Pllumi: Shikime për historinë tonë kombëtare Pothuej po mbushen njiqind vjet që në vendin tonë, në Vlonë, u shpall pavarësia kombëtare nga Ismail Qemal Bej Vlora, i rrethuem prej përfaqsuesve të tjerë nga të katër anët e Shqipnís. Kje nji çast historik, tue mos marrë parasysh se si e kush e organizoi. Vendi ynë mbas nji robnie osmane gadi pesëqindvjeçare shpallej i lirë e i mosmëvarun “kështu thotë dokumenti zyrtar”. Simbas mendimit tim, kjo asht e meta e madhe e politikës shekullore, që e shpalli Shqipninë shtet më veti, pa u interesue perpara se ku janë kuadrot drejtuese...