Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
At Zef Pllumi: Eshtnat e Gjergj Fishtës i zhvarrosën dhe i gjuejtën në Drin…
Nga At Zef Pllumi “Nji vorr për Atë Gjergj Fishtën” “Ajo natë e 31 dhjetorit 1940 nuk kje natë gzimi: nji ndër bijt ma në za të Shqipnisë mbulohej në dhe të zi. Nuk pati andrra lirije, pse dy pushtues të huej luftojshin mes vedit mbi këtë truell. Qielli kje i ngrysun, i ftoftë, i merdhitun si zemrat e shqiptarëve e toka me borë e me skllotë, kur po zhvillohej funerali i zi mortuor i Fishtës. Vonë në natën e 31 dhjetorit nji grup i vogël françeskanësh hapëm atë vorr me zemër të thyeme e me lot ndër sy. Te...