“Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”/ Ultimatumi Rama në aksion, hapësirat publike: Kufi…

“Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur”/ Ultimatumi Rama në aksion, hapësirat publike: Kufi…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin e tij social Facebook, nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë pjesë e aksionin është lirimi i buzërrugëve kombëtare. “Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt”, shkruan Rama në Facebook.