Asnjë minutë për Zhegrovën, Juventus rikthehet te fitorja (video)

Asnjë minutë për Zhegrovën, Juventus rikthehet te fitorja (video)

25 Tetor 2026 20:01 Telesport Juventus është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mundur 0-2 Lecce-n, në sfidën e javës së tetë në Serie A, e luajtur në “Via del Mare”. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të, ku pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit, bardhezinjtë kaluan në avantazh. Asiston Douglas Luiz, shënon Weston McKennie. Në minutën e 41-të, ishte Douglas Luiz që dyfishoi shifrat për bardhezinjtë, me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Juventusin. Në pjesën e dytë, bardhezinjtë administruan më së mirë rezultatin. Vendasit e mbyllin takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Kialonda Gaspar, në minutat shtesë. Shifrat nuk ndryshuan deri...