Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin
👁7854
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH. Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike. Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë. “Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e...