Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Asllani shpërblen besimin e Inzagit, kalon Interin në avantazh
👁6878
Kristjan Asllani ka shpërblyer më së miri besimin e trajnerit Simone Inzagi, ndërsa ka kaluar zikaltrit në avantazh në minutën e 9-të përballë Veronës. Mesfushori shqiptar ka realizuar saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ky ishte goli i parë në këtë sezon të Serie A, në 20 ndeshje të luajtura. Gjithashtu, 23-vjeçari ka dhuruar edhe dy asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.