Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Asgjësohen mbi 40 mijë bimë kanabis, nën hetim 8 kryepleq dhe 2 roje mjedisi, kultivuesit ende në kërkim
Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike kanabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi. Njoftimi i policisë: Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në vijim të...