Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Asgjesohen mbi 3 mijë bimë kanabis, si përherë e pësojnë kryepleqtë dhe rojet
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3126 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të zbuluara në zona të ndryshme të qarkut Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, operacioni përfshiu njësitë administrative Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak. Ndërkohë janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 roje mjedisi. Njoftimi -Në Shkodër, në zonat e Shalës, Pultit dhe Shoshit u gjetën dhe u asgjësuan 922 bimë narkotike. Është proceduar penalisht në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre” kryetari i fshatit Oblikë, shtetasi S. P.. -Në Malësi të Madhe, në Kastrat dhe Kelmend u zbuluan...