Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

Policia e Shkodrës ka lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa. Nga këto bëhet e ditur se 455 bimë narkotike u asgjësuan në njësinë administrative Pult, Shkodër ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve. Mësohet se 11 748 bimë narkotike janë kapur në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës, ku u proceduan kryeplaku i fshatit Kllogjen, si dhe dy vrojtues pyjesh. “Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut...
Burimi: Opinion.al