Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Asgjë nuk është siguruar”! Luis Enrike kërkon kujdes: Edhe Liverpuli fitoi 0-1 në Paris, por ne i eleminuam
👁10608
PSG-ja ka kryer me sukses pjesën e parë të misionit në Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë marrë një fitore 0-1 në transfertën ndaj Arsenalit. Por Luis Enrike ka qendruar me këmbë në tokë dhe ka theksuar në konferencë për shtyp se ky rezultat ende nuk u ka siguruar asgjë. Madje ka risjellë në kujtesë përballjen kundër Liverpulit. Të kuqtë fituan 0-1 në Paris, por humbën në “Enfild” dhe u eleminuan nga Liga e Kampionëve. “Ishte një atmosferë e pabesueshme në stadium. Ishte një zhurmë shurdhuese në stadium. Goli na dha vetëbesim në pjesën e parë, të cilën e kontrolluam mirë....