Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij vulos barazimin

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij vulos barazimin

Jasir Asani pas rikthimit në Iran duket se ka rigjetur formën e mire. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte vendimtar për , Esteghlal në përballjen ndaj Persepolis, ku realizoi golin e barazimit. Në minutën e 59-të, Asani u shfaq në momentin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale. Pas javës së pestë, Esteghlal renditet në vendin e dytë, vetëm dy pikë pas kryesuesit Traktor, teksa objektivi mbetet titulli kampion. Për Asanin, fillimi i sezonit është mjaft pozitiv: shqiptari numëron 2 gola dhe 1 asistim, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në skuadrën iraniane.