Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Asani pranë kalimit në Japoni, klubi i madh Yokohama Marinos gati të blejë shërbimet e sulmuesit
Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Jasir Asani është fare pranë lëvizjes së radhës në merkato. Futbollisti kuqezi është në fund të aventurës së tij me Guangju në Korenë e Jugut, klub ku ka luajtur prej janarit te vitit 2023. Mediat japoneze bëjnë me dije se 30-vjeçari pritet të transferohet tek gjigandët e futbollit të Japonisë, Jokohama Marinos. Ky klub në fakt është në vështirësi serioze pasi rrezikon rënien nga kategoria, ndaj së fundmi ka shkarkuar edhe trajnerin. Blerja e futbollistit shqiptar bëhet me qëllim që të forcohet organika për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë që do të...