Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
As Rice dhe as Saka, Arteta vlerëson një tjetër yll të Arsenal-it pas fitores ndaj Real-it
9 Prill 2025 14:57 Telesport Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar shumë mbrojtësin Jakub Kiwior pas fitores 3-0 të në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Real Madridit. Declan Rice shënoi me dy goditje dënimi në pjesën e dytë përpara se Mikel Merino të trefishonte avantazhin në minutën e 75-të të ndeshjes. Arsenali, i cili humbi mbrojtësin Gabriel Magalhaes për shkak të një dëmtimi në kofshë në fillim të këtij prilli, luajti me Kiwior në krah Saliba-s në sistemin 4-3-3. Arteta tha për polakun: “Ka qenë një sezon ku na është dashur të përshtatemi. Ne kaluam shumë gjëra, humbëm ndoshta edhe mbrojtësin tonë më të mirë për katër muaj, dhe Jakub hyn dhe bën paraqitjet që po bën. “Nuk është rastësi. Mënyra...