Artisti i bie kornos me këmbë, Felix Klieser mrekullon publikun në Katedralen “Shën Luçia” në Durrës

Artisti i bie kornos me këmbë, Felix Klieser mrekullon publikun në Katedralen “Shën Luçia” në Durrës

Një mbrëmje muzikore i dha atmosferë mjediseve të Katedrales “Shën Lucia” në Durrës, ku publiku përjetoi një performancë të rrallë nga artisti i njohur gjerman, Felix Klieser, në instrumentin e kornos, i shoqëruar në piano nga pianistja kosovare Lirika Pula Kasapolli. E veçanta e koncertit ishte se artisti gjerman e realizoi pjesën jo me duar, por me këmbë. Pjesë e repertorit ishin disa nga kompozitorët më të njohur të muzikës klasike, si Schumann, Glière, Haydn, Strauss dhe Beethoven. Felix Kleiser, i njohur jo vetëm për virtuozitetin por edhe për historinë e tij frymëzuese, solli në skenë një interpretim të jashtëzakonshëm...
Burimi: Vizionplus.tv