Arteta: Të fitosh në Anfield është kënaqësi e madhe si trajner, na duhej ky sukses pas zhgënjimit në Kupë
Arsenal u ngjit në krye të renditjes në Premier League pas fitores 1-0 ndaj Liverpool në “Anfield”. Një sukses i rëndësishëm për “topçinjtë”, që në dy javë parakaluan Manchester City. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, e vlerëson shumë këtë sukses, sidomos në aspektin persona: “Si trajner, të fitosh në Anfield është një ndjesi më e mirë, sepse ka kaluar kaq shumë kohë”. “Na duhej kjo fitore. Jemi jashtëzakonisht krenarë, veçanërisht duke marrë parasysh rrethanat në të cilat hymë në këtë ndeshje, pas humbjes ndaj Fleetwood. Na u desh të mblidhnim forcat dhe të ngriheshim sërish”, tha spanjolli. Më tej, Arteta tha: “Ky ishte misioni, të cilin nuk e kishim përmbushur prej 14 vitesh. E dinim se duhej t’i bënim gjërat në mënyrë të përkryer dhe...
Burimi:
telesport.al