Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Artan Tafani vijon dëshminë në GJKKO: Pas vrasjes së Bashaliut fshehëm armët, babai i Laert Haxhiut na solli 30 mijë euro në Tiranë
👁9421
Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës për një nga dosjet e bujshme që lidhet me bandën kriminale për të cilën akuzohet si drejtues Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar dhe njëkohësisht rival i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”. Sot ishte hera e dytë që Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe SPAK, ka dhënë dëshminë e tij para palëve dhe të pandehurve të çështjes, për të gjithë sagën kriminale të organizatës, urdhrat, viktimat, atentatet, pjesëmarrësit dhe motivet. Herën e kaluar ai rrëfeu për disa krime të rënda dhe vrasje të kryera me udhër të Haxhiut,...