No Image Available

Artan Hoxha zbulon pasurinë e klanit “Çopja”: Ka kaluar shifrën e 3 mld euro

Gazetari Artan Hoxha bëri deklarata të forta lidhur me aktivitetin kriminal të klanit “Çopja”, duke pretenduar se kjo organizatë kriminale ka trafikuar kokainë me një vlerë që arrin në rreth 6 miliardë euro, ndërsa pasuria e kaluar prej saj kap shifrën e 3 miliardë eurove. Hoxha u ndal edhe te materialet e publikuara në dosjet e SPAK, duke sqaruar se shumat e parave të shfaqura në fotografi nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht prova materiale të sekuestruara, por janë pamje të zbuluara nga komunikimet mes anëtarëve të rrjetit kriminal. Sipas gazetarit, hetimi ndaj kësaj organizate është zhvilluar edhe nga autoritete të huaja, përfshirë hetues belgë, gjermanë dhe italianë, të cilët janë fokusuar te provat konkrete të siguruara gjatë operacionit. “Franç Çopja në vitin 2020 ka qenë 28 vjeç...