Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e SHISH-it është nën hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, në lidhje me biznesmenin Ergys Agasi. Më pas, hetimet ndaj saj u zgjeruan edhe për dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, pas verifikimit të disa transfertave financiare. Njoftim për media Tiranë, më 12 nëntor 2026 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i...