Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Artan Fuga: Ore a martohen më shqiptarët a jo?
Artan Fuga thotë se sot, shqiptarët më shumë po ndahen, se po martohen. “Herë pas here pyes veten me habi: Ore a martohen më shqiptarët? Nuk dëgjoj më orkestra dasmash nëpër lokale! Dikur i urreja, më dukesh si zhurmë që shoqëria i impononte çifteve për të mos u ndarë më vonë, por tani kam uri për atë daulle e saze dasmash. Ore, më duket se nuk martohet më njeri me saze. Ose nuk martohet më fare. Lëre synet që nuk shoh më të bëhet kush. Se habitem! Kur nuk martohen, si ndahen? Se divorce ka pafund”, shkruan ai.