Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Arsimi Digjital 2025–2030, internet të shpejtë në shkolla dhe 5500 laptopë
Deri në vitin 2029 shkollat shqiptarë publike do të kenë internet të shpejtë, laboratorë smart dhe laptopë në dispozicion të mësimdhënies. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar për konsultim publik projektvendimin për miratimin e Planit të Veprimit të Arsimit Digjital për periudhën 2025–2030, i cili synon të vendosë themelet për një sistem arsimor bazuar në digjitalizim.Ndërhyrjet më konkrete përfshijnë zgjerimin e rrjetit të SMART-lab-eve në të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm, një projekt tashmë i mbështetur nga Banka Botërore. Kjo nismë, parashikohet të ketë një kosto totale prej rreth 3.47 miliardë lekësh. Financimi për këtë projekt është planifikuar të shpërndahet në mënyrë të barabartë në tri faza gjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028, me nga rreth 1.16 miliardë lekë për secilin...