Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arsenali sovjetik i shteruar, Rusia mbështetet gjithnjë e më shumë te Kina dhe Koreja e Veriut
Pas më shumë se tre vitesh e gjysmë lufte në Ukrainë, Rusia thuajse ka shteruar rezervat e saj të armëve nga epoka sovjetike dhe po detyrohet t’i drejtohet aleatëve të saj në Azi për të mbajtur gjallë makinerinë ushtarake. Sipas të dhënave të Institutit KSE (Shkolla e Ekonomisë së Kievit), Rusia është bërë gjithnjë e më e varur nga Kina për komponentë industrialë dhe nga Koreja e Veriut për furnizime me municione. Financial Times raporton se 40% e municioneve që përdoren aktualisht nga forcat ruse në Ukrainë vijnë nga Koreja e Veriut, sipas kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase, Kirill Budanov....